Fëmijët e zhdukur në Shqipëri

24/02/2014 00:00

Gjate 23 viteve te fundit, dhjetera femije jane denoncuar si te zhdukur ne territorin shqiptar, vendodhja e te cileve mbetet ende mister sot e kesaj dite.

Edhe pse organet e drejtesise kane nisur hetimet, mungesa e nje liste te plote te zhdukurish, ka veshtiresuar se tepermi gjetjen e tyre.

Sipas Interpolit dhe rasteve te denocuara ne linjen “Alo 116”, numri i te zhdukurve nga viti 1991 deri me sot shkon ne 13.

Por, cilat jane disa nga zhdukjet me te bujshme…? Julian Cela rezulton i zhdukur prej vitit 2013. Ai eshte pare per here te fundit ne nje qender internet ne zonen e Laprakes ne kryeqytet. Djali eshte thirrur ne emer nga nje person i paidentifikuar.

10 vite pas zhdukjes se 9-vjeçarit Artur Carja ne qytetin e Elbasanit, familjaret ende kerkojne nje pergjigje nga organet hetimore.

7 Korriku i vitit 2004, do te mbetet per ta nje dite jo si te tjerat. Bleona Mata eshte zhdukur ne menyre enigmatike rreth 4 vite me pare ne fshatit Zapod, shume prane baneses se saj. Ngjarja mbetet e mbuluar me mister.

Ndonese ka kaluar tre vjet nga zhdukja e 14-vjeçarit Mateo Bejaj, policia e Vlores nuk kane rene  ende ne gjurmet e tij.

Qe nga e Shtuna e dates 16 Korrik 2011, kur banonin ne lagjen “fitore”, familjaret nuk dine asgje per fatin e minorenit. Lista vazhdon me Isa dhe Mirjeta Matmujen, mosha aktuale e te cileve eshte 6 dhe 8 vjeç.

Ndonese e ema ka vendosur 10 mije euro shperblim per ata qe kane informacione, askush nuk ka dhene informacion per vendodhjen e tyre.

Rastet tregojne sesa te vemendshem duhet te tregohet jo vetem familja, shoqeria por te gjithe strukturat ,ne menyre qe ngjarje te tilla te mos perseriten ne te ardhmen.

Top Channel