Spitale jo publike, brenda vitit do t’i nënshtrohen akreditimit për sa i përket cilësisë së shërbimit që ofrojnë.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja duke vlerësuar rolin e tyre në lidhje me zhvillimin e shëndetësisë në Shqipëri deklaron se spitalet jo publike do t’i nënshtrohen auditeve deri dhe kontrollit të kartelave të pacientëve, për të parë gamën e gjerë të ekzaminimeve që kërkohen, shpeshherë të panevojshme, por thjesht për të rritur në fund faturën ndaj pacientit.

“Sigurisht që është detyrë e Ministrisë t’i miratojë këto standarde në bashkëpunim me profesionistët dhe pastaj është vetëm detyrë e jona të kërkojmë me rigorozitet zbatimin e tyre. Ndoshta ka shpeshherë mbingarkesë ose dhënie me tepri ekzaminimesh. Por ky shqetësim është edhe në Tiranë, por edhe nëpër rrethe. Tek shëndetësia jopublike do të fillojmë të bëjmë audite të rregullta për të parë gjithçka që është në një kartelë, gjithçka që është kërkuar të bëhet në ekzaminim, ka qenë në protokoll, ka qenë e nevojshme dhe aty është edhe gjurma e përgjigjes për të parë nëse ishte efektive ose jo”, tha Beqja.

Gjate analizes nje vjetore te QSUT-së, me shqetesim u ngrit largimi i mjekëve te kesaj qendre ne drejtim te spitaleve jo publike gjate orarit zyrtar. Per kete, ministri i Shendetesise i kerkon shefave te sherbimeve qe te marrin pergjegjesite e tyre, nderkohe qe nga spitalet private do te kerkoje qe per sherbime qe do te paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shendetësore, te kene mjekë me kohe te plote.  

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë që këtë vit për të vendosur marrëdhënie më të drejtpërdrejta, por edhe më transparente me institucionet jopublike është momenti kur t’i ftojmë që paketat e shërbimeve që do të miratohen brenda tre-katër javësh në Fond të jenë të detyruar t’i zbatojnë dhe do t’i kërkojmë me rigorozitet, që ato institucione spitalore që përfitojnë edhe nga Fondi do të duhen ta bëjnë këtë me mjek personel, full-time. Të mos ketë më njerëz që të punojnë në dy-tre vende. Nuk dua të cënoj të ardhurat e tyre, por mbingarkesa brenda ditës është edhe në kurriz të cilësisë”, thotë Beqja.

Ministri i Shendetesise deklaroi se nuk do te pengoje mjeket qe pas orarit zyrtar te punojne ne klinikat e tyre private, por nuk do te lejoje qe ata te zhvendosin paciente nga spitalet shtetërore në klinikat e tyre.

“Nëse mjekë do të vazhdojnë të punojnë pasdite ne kabinetet e tyre apo në klinika të ndryshme diagnostikuese është një aktivitet që është në dobi të përmirësimit të kujdesit.Të reduktojmë në maksimum konfliktin e interesit, tha Beqja.

Top Channel