Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të
Konsumit për muajin janar 2014. Indeksi ka rezultuar më i lartë me 0.3%
krahasuar me muajin dhjetor 2013.

Gjithashtu, janari i vitit 2013 krahasuar me muajin dhjetor 2012 ishte me çmime më të larta me 0.6 për qind. Ndërsa shkalla e inflacionit e matur në muajin janar 2014 me muajin janar 2013 ishte 0.2% më e lartë.

Shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2013 ishte 1.8%. Ngritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Perimet 7.8%, buka dhe drithërat 0.9%, duhani 3%, me një ndikim të përbashkët prej 0.5% në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: Frutat -2.7%, përdorimi i pajisjeve për transportin personal si naftë dhe benzinë për -1.2%, me një ndikim të përbashkët prej -0.2% në IÇK.

Ngritje e çmimeve vërehet edhe te nëngrupet: Mish me 3.9%, veshjet me 3.2%, këpucë me 3.6%, orendi dhe aparatura, qilima dhe rroba të tjera për dysheme me 3%, shërbime hoteliere me 3.2%, shërbime bankare me 35.5%, me një ndikim të përbashkët prej 1.4% tek IÇK.

Top Channel