Shkarkimi i kreut të ILDKP-së   

18/02/2014 00:00

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi për herë të dytë brenda një
muaji shkarkimin e Inspektores së Pergjithshme të Deklarimit të
Pasurive, Zana Xhuka.

Ajo qe ka ndryshuar gjate ketij muaji eshte forma e shkarkimit. Ndryshe nga hera e pare, kur shkarkimi propozohej nepermjet nje raporti, procedure qe eshte sulmuar nga opozita ne Gjykaten Kushtetuese, tani shkarkimi vjen si kerkese e 51 deputeteve te koalicionit qeveritar.

Por, në permbajtje asgje nuk ka ndryshuar, pasi per deputetet e mazhorances, zonja Xhuka ka bere pune te dobet gjate ushtrimit njëvjeçar te detyres, ka injoruar Kuvendin e Shqipërisë, duke mos përmbushur detyrimet ligjore per informimin e tij, si dhe emerimi i saj, qe nje vit me pare nuk ka qene i ligjshem.

“Për këto tre arsye themelore, deputetët kanë kërkuar në fund të kërkesës së vet shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të Kuvendit dhe për rrjedhojë shkarkimin e saj nga detyra e Inspektores së Përgjithshme të këtij institucioni. Akti i Kuvendit, për emërimin e saj është një akt absolutisht i pavlefshëm dhe për rrjedhojë duhet që padyshim edhe mbi këtë bazë Kuvendi duhet ta shohë dhe duhet të rregullojë të gjitha pasojat e mundshme që vijnë si rezultat i kësaj”, tha deputeti socialist Armando Subashi.

Ka edhe diçka tjeter qe nuk ka ndryshuar dhe ky eshte qendrimi i opozites per kete çeshtje, te cilen e konsideron si nje sulm te hapur te mazhorances kunder insitucioneve te pavarura.

“E gjithë kjo farsë nis mbi një dokument të paligjshëm të prodhuar nga një grup pune i paligjshëm, i miratuar në mënyrë të paligjshme nga ky Komision. Sigurisht që juve nuk do të ndaleni, sepse e keni ndarë që me arrogancë dhe me kartonat me 85 votat që ju keni,ku një pjesë i keni blerë qartazi kërkoni që të kapni kontrollin e të gjithë institucioneve kushtetuese ose atyre të zgjedhura me ligj. Opozita nuk do të pranojë që të vazhdojë të bëhet pjesë e këtij procesi fars”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

Nenkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Bylykbashi u largua perpara se socialistet te merrnin vendimin, i cili nuk mjaftohet vetem me shkarkimin e zonjes Xhuka, por, duke e konsideruar vendimin e dikurshem te Parlamentit si absolutisht te pavlefshem, vendimi kerkon edhe mosnjohjen e çdo akti qe zonja Xhuka ka firmosur gjate ushtrimit te detyres.Per Partine Demokratike ky eshte antikushtetues, sepse me kete propozim Kuvendi merr kompetencat e Gjykates Administrative, nje gje qe pritet te behet serish objekt i anikimimit ne Gjykate Kushtetuese.

Top Channel