Alarm fals për bombë pranë ambasadës amerikane

17/02/2014 00:00

Një alarm fals për bombë pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është regjistruar mesditën e së hënës.

Një çantë e dyshimtë është gjetur pranë murit rrethues të ambasadës amerikane dhe forca të shumta policie shkuan për të siguruar zonën.

Por, pas kontrollit nga forcat e specializuar, në çantë nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Top Channel