Aksesi në drejtësi i PAK

17/02/2014 00:00

Personat me aftësi të kufizuara nuk kanë akses të njëjtë me të tjerët në institucionet e drejtësisë.

Varësia e tyre nga të tjerët për të siguruar mbrojtje ligjore apo mungesa e interpretëve në gjuhën e shenjave në gjykata e prokurori, bën që ata të mos jenë në dijeni të hapave ligjorë që ndërmerren kundër tyre.

Avokatit i Popullit, Igli Totozani e ka ngritur me shqetesim nje gje te tille, duke marre ne konsiderate dhe mundesite e pakta financiare qe kjo kategori.

“Ata vuajnë nga paragjykimet e shumta, të cilat ngrenë barriera të larta në komunikim, mungesa e interpretëve të gjuhës së shenja, në institucione të ndryshme, ne veçanti edhe në drejtësi është një tjetër mangësi që pengon shtresën e personave me probleme të dëgjimit dhe të të folurit të përfitojnë nga shërbimet ligjore”, thotë Totozani.

Presidenti i Aftesise se Kufizuar, Sinan Tafaj sjell nje rast konkret, ku nje person me aftesi te kufizuara vuan denimin me te padrejte. 

“Nuk ka mundur të ketë një akses të plotë në gjuhën e shenjave edhe për shkak se ai nuk i kuptonte dhe është dënuar për një vrasje që ai i vetë, edhe familjarët pretendojnë se po vuan një dënim të padrejtë, pasi ka një përputhje me emrit të tij dhe emrit të atij që mendohet se ka realizuar vrasjen”, thotë Tafaj.

Ministri i Drejtesise Naspi Naço tha se po punohet per rritjen e aksesit ne drejtesi te perosnave me aftesi te kufizuara, nepermjet klinikave ligjore qe ofrojne asistence falas.

“Që në muajin nëntor të vitit 2013 ndryshuam udhëzimin për përcaktimin e tarifave të të gjitha shërbimet e administratës gjyqësore, duke i reduktuar këto tarifa nga 37 në 50 për qind. Ministria e Drejtësisë ka në proces forcimin e funksionimeve të organizimit të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike. Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar në kategorinë e subjekteve përfituese të këtij shërbimi, ka qenë objekt i zbatimit të ligjit që garanton ofrimin e ndihmës juridike falas”, tha Naço.

Skandali i ligjit per PAK

Per personat me aftesi te kufizuar eshte duke pergatitur ligji integral, i cili eshte kundershtuar nga kjo kategori.

Sipas tyre ky ligj eshte perjashtues per ta, duke i dhene te drejte qe ata të perfaqesohen nga organizata jo qeveritare qe nuk kane asnje lidhje me personat me aftësi të kufizuara. Kreu i Forumit Europian per Aftesine e Kufizuar Rodolfo Cattani, e konsideron kete nje ligj ilegal, nderkohe qe kujton se Shqiperia ka ratifikuar konveten e OKB-së per te drejtat e aftësisë së kufizuar.

“Për personat me aftësi të kufizuar është duke u përgatitur ligji integral, i cili është kundërshtuar nga kjo kategori. Sipas tyre ky ligj është përjashtues për ta, duke i dhënë të drejtë që ata t’i përfaqësojnë organizatat qeveritare për personat që nuk kanë lidhje me këtë kategori. Kreu i Forumit Euriopian për aftësinë e kufizuar e konsideron këtë një ligj ilegal, ndërkohë që kujton se Shqipëria ka ratifikuar Konvbentën e OKB-së për të drejtat e aftësisë së kufizuar”, thotë Cattani.

Top Channel