Fajtor, vrau gruan

14/02/2014 00:00

44-vjeçari Muhamet Hoti është shpallur fajtor nga juria në procesin e
zhvilluar në Gjykatën Qendrore të Londrës pas akuzës për vrasjen e gruas
së tij.

Hoti me origjine nga Kosova, me banim ne nje nga zonat qendrore te Londres ka therur disa here me thike gruan e tij Ganimete Hoti 42-vjeçare ne shkurt te viti te kaluar, duke e akuzuar ate per tradheti bashkeshortore, sipas prokurores se çeshtjes, Zoe Johnson.

Ngjarja ka ndodhur ne mengjesit e 11 shkuritit te 2013-es, ne banesen e tyre, ku ata jetonin me tre femijet e tyre.Pasi qelloi me thike disa here gruan, Hoti mesohet se ka thirrur vete policine, e cila ka mberritur rreth ores 10:00 te mengjesit, ku ka gjetur viktimen me plage te shumta nga 12 goditjet me thike.

Hoti mesohet se ka nderruar rrobat e pergjakura nga krimi dhe ka qene duke pritur policine, duke pire cigare tek shkallet e apartamentit.Hoti i cili kishte marre shtetesine britanike disa vite me pare, i ka thene Policise qe mberriti ne vendngjarje se “Une e vrava”.

Gruaja e tij nderroi jete rreth nje ore me vone nga ngjarja sic u vertetua edhe nga ekzaminimi, per shkak te plageve te marra nga goditjet me thike.Hoti ka pranuar krimin, por mesohet te kete theksuar se ai ka probleme me shendetin mendor.Inspektori Dedektiv i Policise Metropolitane, Euan McKeeve thote se “vendimi i gjykates do te ofroje nje fare ngushellimi per familjen dhe femijet e Ganimetes. Dhuna ne familje nuk mund te tolerohet ne asnje lloj shoqerie”.

Inpektori i Policise shpreson se denimi i dhene  do te dergoje mesazhin e qarte se Policia Metropolitane do te coje autoret e dhunes ne familje perpara drejtesise”.Hoti pritet te mesoj fatin e tij dhe denimin qe do i jap gjykatesi i çeshtjes ne fund te shkurtit.
Gjykatesi i çeshtjes Peter Rook, i tha Hotit se “ka nje denim qe une mund te jap ne baze te ligjit dhe ai eshte denimi me burgim te perjetshem. Vetem me duhet te percaktoj minimumin e denimit qe duhet te vuash, perpara se bordi i faljes te shqyrtoje nese eshte e sigurt qe ti te lirohesh ose jo”.
 

Top Channel