Në ditën botërore të Radios, 13 Shkurt, Instituti shqiptar i Medias, në Tiranë, prezantoi librin “Dinamika e transmetimeve radiofonike në Shqipëri, 1938-2013”, nga gazetari Arben Muka.

Autori ka analizuar performancën e tregut të radiove përgjatë 75 viteve, nga çelja e Radio Tiranës, deri në ditët e sotme.

Në këtë botim renditen, mes të tjerash, edhe karakteristikat e transmetimeve në Luftën e Dytë Botërore, ato gjatë periudhës komuniste, si dhe zhvillimet pas privatizimeve.

Libri paraqet edhe skeda për çdo radiostacion shqiptar, emisionet dhe rubrikat kyesore, protagonistët dhe të dhëna nga performanca e tyre brenda dhe jashtë studiove.

Top Channel