Mjekë e profesorë të njohur të shëndetësisë, studentë, por dhe qytetarë
kanë përcjellë të mërkurën për në banesën e fundit Profesor doktor
Gjergji Vreto.
Perveçse nje qytetar i mire , nje njeri human profesor doktor Gjergji Vreto eshte nje humbje e madhe per shendetesinë shqiptare ne fushen e imazhologjise, pasi kontributi i tij ne radiologji dhe neuroradilogji eshte i pazevendesueshem.
Gjergji Vreto u nda nga jeta ne moshen 55-vjeçare pas nje semundjeje te rende. Nje liceist i dalluar ne qytetine Korces, student ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane qe me pas u specializua ne Paris i dhe shume shendetësise ne Shqiperi, duke hedhur bazat e neuroradiologjise moderne ne vendin tone.
Ne ambientet e Fakultetit te Mjekesise jane zhvilluar homazhet ne nder te ketij qyetari te mire, mjeku te pazevendesueshëm e kolegu te paharruar nga te gjithe ata te cilet bashkepunuan ne sherbimin e neurologjise dhe neurokirurgjise.
Top Channel