Promovimi i produkteve “Made in Albania”

09/02/2014 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në kuadër të promovimit  të produkteve “Made in Albania”, është ndalur në një fabrikë mielli në Fier.

Veliaj ka theksuar se ky biznes vendas, ku aktualisht janë punësuar 110 punonjës, ka ndihmuar dhe mbështetur të rinjtë që kanë mbaruar arsimin profesional në kimi apo në industrinë bujqësore.

Promovimi dhe mbështetja e produkteve shqiptare është një nismë e nisur prej disa kohësh nga Ministria e Mirëqënies Sociale.

Top Channel