Aksidentet tragjike të së shtunës

09/02/2014 00:00

Policia ka nxjerrë ekspertizat paraprake të dy aksidenteve të rënda që ndodhën gjatë së shtunës, në Sarandë dhe në Kukës. Në të dyja rastet dyshimet bien mbi gabimet njerëzore.

Në Sarandë, një prej drejtuesve të mjeteve që hyri edhe në korsinë e gabuar, rezulton të kishte përdorur alkool tej normave të lejuara nga rregullorja. Për pasojë, policia mendon se ai ka bërë gabime të rënda në drejtimin e automjetit duke lëvizur nga korsia e tij dhe duke dalë në kahun tjetër të rrugës duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik, ku humbën jetën 5 persona.

Ndërsa në eskpertizën e dytë, atë të bërë për aksidentin tragjik në Kukës, policia mendon se gjithçka i përket hutimit të drejtuesit të mjetit, i cili drejtonte një furgon pasagjerësh duke qenë në moshë të re, vetëm 21 vjeç. Duke marrë edhe dëshmitë e të mbijetuarve, rezulton se drejtuesi i mjetit ka qenë duke biseduar me të afërmit e tij, që ishin edhe pasagjerë në furgonin e kësaj linjeje dhe si rezultat ka reaguar me vonesë në marrjen e kthesës.

Megjithatë, në këtë eskpertizë policia nuk ka nxjerrë përfundimet e plota pasi vazhdon të kryejë kontrollin fizik mbi automjetin nëse ai ka qenë në gjendje të mirë teknike apo jo. Kjo do të vërtetonte nëse marrja e vonuar e kthesës ka qenë si rezultat i hutimit të drejtuesit të mjetit apo i gjendjes teknike të furgonit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta