
“Metoda ime është eksportuar edhe jashtë Italisë”. Kështu i është
përgjigjur gjykatësve, Manlio Cerroni, daja i Francesco Becchetti-it,
pronarit të hidrocentalit të papërfunduar të Kalivaçit, kur u mor në
pyetje nga gjykatësit.
‘Ai u arrestua me 9 janar, i akuzuar për aktivitet kriminal me qëllim trafikun e mbetjeve dhe mashtrim, por duhet te kete lidhje te forta ne Shqiperi per sa kohe askush nuk i ka hequr licensen e koncesionit dhe nuk i ka kerkuar demshperblim’, shkruan gazeta italiane “Il Messagero’.
Në artikullin me titullin: “Sistemi Cerroni në Shqipëri, vonesa dhe mbrojtje” ‘Il Messagero’ i referohet veçanërisht e sipërmarrjeve të tij në vendin tonë. “Në vitin 1997, Qeveria shqiptare-shkruan gazeta italiane- ishte e interesuar për një hidrocentral, që asokohe nuk ishte veçse një kantier dhe shoqëria që ngarkohet me këtë detyrë ishte BEG apo “Becchetti Energy Group”, ku familja Cerroni ishte thuajse e tëra. Francesco Becchetti është nipi i Cerroni-t, por ai figuron aty edhe vete, bashke me vajzat Donatella e Monika”.
“Në vitin 1997, – shkruan ‘Il Messagero’, – Qeveria shqiptare kishte bere disa leshime për të ftuar të huajt të investonin në sektorin e energjise. Një prej projekteve më të rëndësishme ishte ai i Kalivaçit, qe ndodhet në jug të vendit, një hidrocentral prej 100 megavatësh, që mund ta bënte Shqipërinë, ekspertuesen e energjise drejt Italisë dhe Greqise”.
“Në vitin 2000, Qeveria Shqiptare- shkruan gazeta italiane,- i jep kompanisë 10 muaj kohë, për të nisur punimet dhe përcakton lehtësira fiskale; asnjë pagesë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, asnjë taksë doganore dhe asnje përfitim në dy vitet e parë të shfrytëzimit. Ndersa për 28 vitet e tjere, pagesa do të ishte 15 % dhe perfundimi i vepres duhet të ishte berë në vitin 2002”.
‘Il Messagero’ shkruan për lidhjet e krijuar mes “Becchetti Energy Group” dhe kompanise “Enelpauer” e grupit Enel, në shkurt të 2000, e cila hyn me nje investim prej 160 milione dollarësh dhe BEG mbetet mbajtesi i koncensionit. Ne dhjetor aleanca e tyre prishet dhe grupi i nipit te Cerroni-t e hedh ne gjyq ‘Enelpauer’ ne Arbitrazhin e Romes, duke i kërkuar 120 milione euro deme. Ishte nje proces qe në të gjitha shkallet nuk i dha te drejte shoqërise se Cerroni-t, por procesi mbetet ende i hapur në gjykatat italiane dhe shqiptare, madje edhe ne Gjykaten e Apelit te Arbitrazhit ne Paris.
‘Ne vitin 2001 kur duhet të nisnin punimet, BEG nuk kishte asnje partner dhe ne kete moment Qeveria shqiptare i jep edhe 2 vjet kohe për nisjen e punimeve. Ndersa afatit po i afrohej fundi, “Becchetti Energy Group” financon fazen e pare te vepres. Ne vitin 2007 shfaqet ‘Deutsche Bank’, por edhe marreveshja me banken gjermane gjithashtu perfundon në Gjykate”, shkruan ‘Il Messagero’.
AKBN, Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore ne Shqiperi i shkruan Ministrise: Në bazë të kontrolleve që u kryen më 13 mars të vitit 2012, punimet janë ende në fazën fillestare, njesoj siç ishte nënvizuar në prill të 2011. Terreni i gërryer për digën është dëmtuar nga ujërat. Riveshja e mureve te diges prej çimentoje nuk ka nisur akoma, ka dhera në galerine e devijimit dhe po vleresohet rindertimi i ures, te cilen e mori lumi. Në bazë të grafikut të punimeve, ndërtimit i Hidrocentralit te Kalivaçit duhet te kishte perfunduar dhe duhet te ishte operativ. Kopja e projektit nuk eshte firmosur nga projektuesi; shoqëria nuk ka dorezuar aktin e nisjes se punimeve qe duhet ta bente 30 dite nga nisja e tyre.
‘Il Messagero’ citon drejtorin e AKBN-se, Petrit Gjoni, i cili shpjegon se perse Qeveria shqiptare nuk ka nderhyre ende.
“Ritmet e punes jane shume te ngadalta- tha ai- por shteti shqiptar nuk synon ta penalizoje Becchetti-n sepse i shikon gjithesesi me sy te mire investimet e huaja ne Shqiperi”, e perfundon artikullin ‘Il Messagero’.
Top Channel