Protestë e shoferëve të furgonëve

08/02/2014 00:00

Drejtuesit e furgonëve të pasagjerëve kundërshtojnë vendimin që në destinacionin e vendit të origjinës të kthehen pa pasagjerë.

Pas Elbasanit e Pogradecit protesta është zhvilluar të shtunën edhe në Berat, si dhe është përsëritur në Korçë. Drejtuesit e furgonëve kërkojnë anulimin e vendimit që i penalizon ata.

Në Elbasan protesta është ndërprerë, pasi policia shoqëroi drejtuesit e sindikatës së furgonëve, pasi gjatë një proteste ata bllokuan rrugën nacionale.

Gjithashtu, shoferët kanë protestuar edhe kundër konkurrencës së paligjshme. Ata kanë deklaruar se manifestimet do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Top Channel