Mbërrin në Kosovë trupi i pajetë i Vaçe Zelës

07/02/2014 00:00

Mbërriti në Kosovë trupi i pajetë i ikonës së këngës shqiptare Vaçe
Zela, e cila ndërroi jetë dje në Basel  të Zvicrës pas një sëmundjeje të
gjatë.

Arkivoli me trupin e ikones se muzikes shqiptare u prit ne aeoportin e Prishtines nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Homazhet në nderim të artistes Vaçe Zela do të zhvillohen të shtunën nga ora 10:00-12:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Gjatë homazheve Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Lushnjës në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela do të ulin flamurin në gjysmështizë.

Pas homazheve, arkëmorti do të përcillet për në varrezat e Sharrës.

Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e Kryeministrit,  Edi Rama.

Vaçe Zela u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Zëri i Artë i Shqipërisë”, “Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare”, “Mbretëresha e Këngës Shqiptare”, jane vetem disa nga cilesimet qe ka dhene kritika per Vaçe Zelen, ndersa nje sere brezash e adhuruan  ate pergjate 40 viteve te karrieres se saj artistike, per zerin brilant, por edhe prezencen skenike, hera-heres ndryshe me kitaren e saj.

“Nismetare e një kulture moderne ne fushen e kenges”, e ka cilesuar shkrimtari Dritero Agolli.

“Kur ndonjë këngë s’i përshtatej sadopak natyrës së zërit të saj, ajo e braktiste. Zërin, këngën si karakter, Vaçja i shihte të lidhura ngushtë mes tyre”, ka thene kompozitori Tish Daija.

Vaçe Zela u sugjeronte ne menyre te vazhdueshme kompozitoreve, por edhe poeteve te kengeve, idete e saj mbi notat e fjalet. ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të pakontestueshme”, thoshte per kete kompozitori Limoz Dizdari.

Per Avni Mulen, ajo kishte  nje inteligjence natyrale. Talenti, inteligjenca muzikore dhe intuita e Vaçes, sipas Ferdinand Dedes ishin dritheruese.

Per poetin Gjoke Beci, nëse ka përkthim togfjalëshi ‘krenari kombëtare shqiptare’, ai pa dyshim do të ishte Vaçe Zela.

E lindur ne Lushnje me 7 prill te 1939-es, Vaçe Zela u zbulua ne moshe te re dhe ne menyre te rastesishme, per te fituar vit pas viti zemrat e shqiptareve. Pjesemarrese ne nje sere festivalesh fillimisht ne Radio dhe me pas ne TVSH, ajo mban rekordin e 12 çmimeve te para. Nje varg çmimesh qe do te nisnin qe nga Festivali i pare, ku fitoi vendin e pare, me kengen “Femija i pare”.  U largua perfundimisht nga skena shqiptare ne vitin 1987, ku kendoi kengen e fundit “Valsi i Lumturise”. Ndersa hera e fundit qe u ngjit ne skene, ishte ne vitin 1992, gjate nje turneu ne Zvicer. La nje repertor te pasur me kenget e saj nga ato popullore, tek te te lehtat, kantatat e baladat, te cilat kane mbetur ne memorien kolektive, si dhe me nje kontribut te rendesishem edhe ne kenget e filmave shqiptare.  Mes shume e shume te tjerash ‘Lemza’, ‘Naten vone’, ‘Ne shtepine tone’, nje sere kengesh per Atdheun si ‘Lule Shqiperi’, ‘Per Arberine’, ‘E dua vendin tim’.

Dhe ne fakt, e donte vendin e saj e madhja Vaçe Zela, e cila ka lene amanet prehjen e trupit ne Shqiperi.

“Në çdo feste familjare apo kombëtare unë gjëja e parë që kërkoj është të ve flamurin. Ai flamur valëvitet aty, kujtoj se jam në Shqipëri. Dashuria e atyre njerëzve më mban gjallë, më merr malli shumë për Shqipërinë”, pati deklaruar në intervistën e fundit televizive që dha ylli i muzikës.

Top Channel