“Jo komente dhe simbole policie në FB”

07/02/2014 00:00

Në një urdhër të janarit 2014, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndalon
çdo punonjës të policisë dhe të institucioneve të varësisë së tij që të
përdorin logot zyrtare në profilet e tyre të hapura në rrjete sociale.

Ne baze te ketij urdheri, cdo punonjes duhet te cilesoje ne postimet e tij se, mendimi i tij eshte personal dhe nuk flitet ne emer te institucionit, si edhe i ndalohet çdo reference e terthorte per Policine e Shtetit, ministrin apo titullare e dikastereve.

Urdheri i Ministrit të Brendshëm ndalon postimin e materialeve, dokumentave apo fotove qe jane te lidhura me ushtrimin e detyres. Ne kete linje te urdherit, ndalohen edhe postimet e fotovete uniformes policore, te armes, apo i materialeve konfidenciale perte cilat eshte venë ne dijeni per shkak te detyres.

Pika nente e urdherit 5 te ministrit per ketë vit, ka te beje me ndalimin e sendeve te çmuara qe terheqin vemendje, unazave, byzylykeve, gjerdaneve dhe qe jane ne kundeshtim me paraqitjen e punonjesit të policisë. Ministri ka paraljmeruar se, kushdo qe do te thyeje nje pike te ketij urdheri do te dergohet per procedim disiplinor.
 

Top Channel