Shuhet Vaçja, por kënga jehon…

06/02/2014 00:00

Eshtë ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ‘Artistja e Popullit’, Vaçe Zela.

Pas nje semundjeje te gjate ajo mbylli syte prane famijes se saj ne Basel te Zvicres, rreth ores dy te mengjesit. Largohet keshtu ne moshen 75-vjeçare ‘Nderi i Kombit’, titulli i pare i dhene nje gruaje shqiptare teksa ishte gjalle.

“Zëri i Artë i Shqipërisë”, “Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare”, “Mbretëresha e Këngës Shqiptare”, jane vetem disa nga cilesimet qe ka dhene kritika per Vaçe Zelen, ndersa nje sere brezash e adhuruan  ate pergjate 40 viteve te karrieres se saj artistike, per zerin brilant, por edhe prezencen skenike, hera-heres ndryshe me kitaren e saj.

“Nismetare e një kulture moderne ne fushen e kenges”, e ka cilesuar shkrimtari Dritero Agolli.

“Kur ndonjë këngë s’i përshtatej sadopak natyrës së zërit të saj, ajo e braktiste. Zërin, këngën si karakter, Vaçja i shihte të lidhura ngushtë mes tyre”, ka thene kompozitori Tish Daija.

Vaçe Zela u sugjeronte ne menyre te vazhdueshme kompozitoreve, por edhe poeteve te kengeve, idete e saj mbi notat e fjalet. ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të pakontestueshme”, thoshte per kete kompozitori Limoz Dizdari.

Per Avni Mulen, ajo kishte  nje inteligjence natyrale. Talenti, inteligjenca muzikore dhe intuita e Vaçes, sipas Ferdinand Dedes ishin dritheruese.

Per poetin Gjoke Beci, nëse ka përkthim togfjalëshi ‘krenari kombëtare shqiptare’, ai pa dyshim do të ishte Vaçe Zela.

E lindur ne Lushnje me 7 prill te 1939-es, Vaçe Zela u zbulua ne moshe te re dhe ne menyre te rastesishme, per te fituar vit pas viti zemrat e shqiptareve. Pjesemarrese ne nje sere festivalesh fillimisht ne Radio dhe me pas ne TVSH, ajo mban rekordin e 12 çmimeve te para. Nje varg çmimesh qe do te nisnin qe nga Festivali i pare, ku fitoi vendin e pare, me kengen “Femija i pare”.  U largua perfundimisht nga skena shqiptare ne vitin 1987, ku kendoi kengen e fundit “Valsi i Lumturise”. Ndersa hera e fundit qe u ngjit ne skene, ishte ne vitin 1992, gjate nje turneu ne Zvicer. La nje repertor te pasur me kenget e saj nga ato popullore, tek te te lehtat, kantatat e baladat, te cilat kane mbetur ne memorien kolektive, si dhe me nje kontribut te rendesishem edhe ne kenget e filmave shqiptare.  Mes shume e shume te tjerash ‘Lemza’, ‘Naten vone’, ‘Ne shtepine tone’, nje sere kengesh per Atdheun si ‘Lule Shqiperi’, ‘Per Arberine’, ‘E dua vendin tim’.

Dhe ne fakt, e donte vendin e saj e madhja Vaçe Zela, e cila ka lene amanet prehjen e trupit ne Shqiperi.

“Në çdo feste familjare apo kombëtare unë gjëja e parë që kërkoj është të ve flamurin. Ai flamur valëvitet aty, kujtoj se jam në Shqipëri. Dashuria e atyre njerëzve më mban gjallë, Më merr malli shumë për Shqipërinë”, pati deklaruar pak kohë më parë ylli i muzikës.

Disa prej kengeve pershendetese te fundvitit, qe Top Media zgjedh per te uruar dhe pershendetur gjithe shqiptaret kudo qe jetojne, jane kenge te performuara ne menyre te jashtezakonshme vite me pare nga Vaçe Zela.

Top Channel