Motomjeti del nga rruga në aksin “Fier i Ri–Ngurrëz”/ Plagoset rëndë drejtuesi 47-vjeçar, transportohet me urgjencë drejt Traumës Një grup i rrezikshëm i grabitjeve me armë në karburante u arrestua nga policia e kryeqytetit mëngjesin e së hënës. Gjashtë të rinj me banim në Bathore dhe Kamëz u arestuan, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi dyshohen që në një hark të shkurtër kohor të kenë grabitur gjashtë pika karburantesh në Tiranë, Vorë, Laç, Burrel dhe Lushnje.
“Të 6 shtetasit u kapën përgjatë momenteve të përgatitjes së një vjedhjeje me dhunë të një pike karburanti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Pogradec. Ata janë autorë të dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda ndër të cilat: Në datë 16 nëntor 2013, vjedhje e një pike karburanti në qytetin e Laçit; në datë 24 janar 2014, vjedhje e një pike karburanti në Ibë të komunës Bërzhitë; në datë 13 janar 2014, vjedhje e një pike karburanti në qytetin e Laçit; në datë 15 janar 2013, vjedhje e një pike karburanti në qytetin e Burrelit; në datë 17 janar 2014, vjedhje e një pike karburanti në qytetin e Lushnjes, në vendin e quajtur Qendër-Gramsh; vjedhje me dhunë e një pike karburanti në qytetin e Vorës”, deklaroi Artion Duka, shef i komisariatit numër 1, Tiranë.
Operacioni i koduar “Gjahtarët e Natës” ka siguruar prova të mjaftueshme
për të vërtetuar veprimtarinë kriminale të këtij grupi.
Top Channel