Dy grabitje gjatë natës në Shkodër

01/02/2014 00:00

Dy raste grabitjeje, njëra me armë janë regjistruar brenda pak orësh në qytetin e Shkodrës.

Fillimisht ka qenë një dyqan telefonash celularë që është grabitur në lagjen “Parrucë”.

Më pas katër persona të armatosur kanë grabitur një kazino në lagjen “Vasil Shanto” të këtij qyteti. Sipas policisë grabitësit kanë marrë nga kazinoja 600 mijë lekë të vjetra. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të të dy rasteve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta