Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përururar përfundimin e
punimeve në rrugën ‘Qemal Butka’ pranë njësisë bashkiake numër 5.
Për rehabilimin e plote te kesaj rruge dhe të akseve qe lidhen me te jane shpenzuar 69 milionë leke.
“Po inspektojmë përfundimin e punimeve të rrugës ‘Qemal Butka’ dhe të rrugëve të tjera të kësaj lagjeje, të cilat i janë nënshtruar një procesi ndërtimi tërësor me kanalizime, kanale të ujërave të bardha, me punime të infrastrukturës, trotuare, ndriçim, asfaltim dhe, siç u shprehën edhe vetë banorët, për herë të parë në kujtesën e tyre balta është sprapsur dhe kjo pjesë e qytetit ka marrë dimensionin qytetar të rrugëve të shtruara”, tha Basha.
Te gjitha ndërhyrjet e bëra për zgjerimin e rrugëve janë shoqëruar nga punime karakteristike qytetare të mureve të rindërtuara me kangjella të profilit urban.
Top Channel