Familjarët e patriotit dhe ish-kryeministrit Hasan Prishtina, të mbështetur edhe nga një grup intelektualësh nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, i kanë dërguar një letër krerëve më të lartë të shtetit; presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, ku u kërkojnë rivarrosjen në Tiranë të eshtrave të ish-kryeministrit, që prehet në varrezat e Kukësit.
Mehmet Prishtina, nipi i Hasan Prishtinës, në një intervistë për Top-Channel sqaron arsyet e kësaj kërkese, drejtuar kreut të shtetit.
Një tjetër argument, që sjell Mehmet Prishtina, është edhe fakti i rivarrimit të mbretit Zog me një ceremonial shtetëtor. Të njëjtat nderime – thotë ai – duhen t’i bëhen edhe Hasan Prishtinës.
“Ne synojmë këtë, sepse është koha që eshtrat e Hasan Prishtinës, pasi u mbartën në vitin 1977 nga Selaniku në Kukës, të sillen në Tiranë. Njësoj si rivarrimi i mbretit Zog, me një ceremonial të organizuar nga shteti shqiptar, edhe Hasan Prishtina si kryeministër dhe ideolog i shtetit shqiptar e ka vendin këtu në Tiranë”, thotë Mehmet Prishtina.
Top Channel