Rastet e ndërmjetësimit

29/01/2014 00:00

Ana Leka, 33 vjeç, martohet në Qershor të 2005-es me Edmondin, çoban në Libohovë. Martesë me mblesëri. Bën dasëm sipas traditës, por nuk bën celebrim.

Që në ditët e para, familja e bashkëshortit sillej keq me të. Sipas saj, ngaqe s’u pëlqente fizikisht, thonin që s’ishte për djalin e tyre.

E ofendonin per veshjen. i shoqi dilte ne mengjes me delet e kthehej ne darke dhe ajo ndjehej shume keq.

Ne Shtator s’duron me, iken nga shtepia e burrit kthehet tek shtepia e prinderve te saj ne fshatin Erind.

Ne Dhjetor, familja e burrit i çon fjale per te marre pajen mbrapsht. Nderkohe, Ana meson se kishte mbetur shtatzane.

Jeton me te emen dhe rrit beben. Kur Rozalinda vajti dy vjeç, Ana hedh ne gjyq Edmondin pasi kerkon atesine e femijes.

Ata nuk pranojne qe vajza eshte e tyre dhe ajo ne gjyq kerkon qe te behet ADN-ja. Ne kete situate, familja e bashkeshortit terhiqet dhe kerkon qe Ana te kthehet me femijen tek shtepia e tyre.

Ana kthehet tek ta meqe ajo s’kishte pasur mosmarreveshje me bashkeshortin dhe per hir te vajzes, por pa kaluar pak kohe fillon riperseriten ofendimet.

Ata i kerkojne parate per dhomen e gjumit, por ajo ben rezistence. Perjeton dhe dhune fizike. Merr vajzen dhe kthehet perfundimisht tek shtepia e prinderve te saj.

Tani Rozalinda eshte 9 vjec dhe nuk ka atesi. Ana eshte e vendosur per te siguruar atesine e femijes. Prinderit i kane vdekur dhe tashme ajo jeton tek e  motra. Jeton me vajzen vetem me te ardhurat qe siguron nga shitja e sherebeles. Me shume atesine e kerkon per dinjitet.

Edmondi nga ana tjeter, eshte martuar ka dy femije. Por, nuk eshte pengesa ai per atesine, sesa familja e tij.

Konflikti vjehrrë-dhëndër për pronën

Ne vitin 2004 vajza e Antikes martohet me Simonin. Qe diten e pare te dasmes, ata jetojne tek shtepia e Antikes, e cila jetonte me qera.

Kur vajza mbetet shtatzene, Antika me te shoqin, u bejne nje dhurate çiftit. Me kursimet e tyre blejne nje shtepi te vjeter ku te sistemohet cifti. Por, meqe shtepia ishte shume e vjeter dhe madje e rrezikshme, ata marrin persiper edhe shpenzimet per ta rregulluar.

Nderkohe, dy famijet u ndane dhe jetonin secila ne qera në mënyrë të ndarë. Pas pak kohesh, vajza kthehet tek e ema pasi deklaron se eshte ndare nga bashekshorti. Iken ne Greqi dhe vazhdon jeten e vet, nderkohe qe djalin e rrit e ema.

Ish-bashekshorti i saj, Simoni nuk pranon te dale nga shtepia pasi e konsideron te tijen. Antika e hedh ne gjyq Simonin dhe gjykata vendos t’i ktheje shtepine Antikes.

Por, per Antiken kjo s’ishte zgjidhje pasi ajo mendon per nipin, i cili megjithese ka nene e baba gjalle mbahet vetem nga ajo. Po pasi ajo te mos jete, cfare do te ndodhe me te? Po te marre shtepine, femijet e tjere do te kerkojne pjese ndaj s’do i mbetet gje nipit.

Ajo kerkon qe t’i  kthehen parate qe ka investuar per shtepine ne vleren e atehershme kur eshte blere dhe qe shtepia t’i mbetet nipit.

Nderkohe, Simoni jeton ne shtepi gjate gjithe kesaj kohe. Po nuk ka para qe t’ia ktheje Antikes. Ata vazhdojne t’i drejtohen gjykates pa marre nje zgjidhje.

Antika degjon per zyren e ndermjetesimit ne Gjirokaster dhe vendos te drejtohet se mos gjen nje zgjidhje.

Zyra kontakton dhe me Simonin dhe vendos ta ndermjetesoje per kredi per te pastrehet, duke dhene ndihmen per pergatitjen e dokumentave qe e mundesojne ate. Keshtu behet nje marreveshje qe zgjidh konfliktet mes dy paleve.

Top Channel