Kushtetuesja rrëzon kërkesen e PD-së

29/01/2014 00:00

Gjykata Kushtetuese rrezoi kerkesen e partise demokratike per pezullimin
e vendimit per kopetencat e INUK, ndersa shqyrtoi kërkesën e saj për të
shpallur antikushtetues Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi ky vendim i jep Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kompetencat e gjykatës, duke i dhënë të drejtën inspektorëve të vendosin apriori mbi ligjshmërinë e pronës.

“Prishja e ndërtimeve të ligjshme të qytetarëve shqiptarë nuk mund të bëhet nga kryeinspektori pa një vendim gjyqësor, me ose pa tritol. Kryeministri thotë që ‘unë i shemb, pronat e shqiptarëve me tritol dhe nuk më duhen gjykatat’. Këtë cështje nuk mund ta ndajë kush tjetër vec Gjykatës Kushtetuese”, tha Halimi.

Por sipas përfaqësueses së Qeverisë, Edlira Jorgaqi në kushtet kur abuzimi me ndërtimet është shndërruar në problem akut, ndërhyrja në mbrojtje të interesit të përbashkët është e domosdoshme.

Edhe pse vendimi për prishjen e ndërtimeve pa leje, apo me leje të kundraligjshme siç përcakton vendimi po zbatohet prej katër muajsh, përfaqësuesi i Ministrisë së Zhvillimit Urban thotë se udhëzimi me procedurat e punës së Inspektoriatit nuk është miratuar ende.

Top Channel