Kreu i bordit të RTSH-së, kandidatët paraqesin platformat

29/01/2014 00:00

Komisioni i Medias dhe i Arsimit, ka dëgjuar katër kandidaturat për
kryetarin e bordit të Radiotelevizionit Shqiptar, një pozicion kyç për
strategjitë që do të ndjekë ky televizion publik.

Ne gare jane gazetaret Mero Baze, Ylli Pata, analisti Artan Mullai dhe juristi Kristaq Kraja. Kandidatet kane paraqitur vizionin e tyre per ndryshimin e ketij televizioni publik, i cili ka nje buxhet prej me shume se 10 milionë eurosh çdo vit.

Platforma dixhitale, fuqizimi i gazetareve, si dhe rritja e programacionit me emisione bashkekohore ishin disa nga pikat, ku u ndal gazetari Mero Baze.

“Me fjalë është nje ent publik, por nga pikëpamja juridike trajtohet si një ndërmarrje shtetërore me paga të shkallëzuara sipas sistemit qeveritar dhe duket sikur televizioni është në garë me administratën. Në fakt televizioni është në garë me televizione të tjera dhe për këtë arsye është e domosdoshme dhe këtu është vendi i duhur për ta thënë, që Parlamenti shqiptar të ndërhyjë tek statusi i TVSH-së. Kompetencat menaxhuese të televizionit të jenë të tilla që televizioni të ketë mundësi të paguajë gazetarë të mirë, siç i paguan tregu privat, pra të jetë një treg i hapur gazetarësh, të ketë mundësi të blejë programe të markave ndërkombëtare, njësoj siç blejnë televizionet e tjera”, tha Baze.

Depolitizimi por edhe fuqizimi i ketij televizioni publik, eshte nje sfide thane disa nga kandidatet.Komisioni i Medias dhe Arsimit do te perzgjedhë dy kandidate per kryetar bordi dhe zgjedhja finale do te merret ne Parlament. Mbledhjen e ardhshme pritet qe Komisioni te dalë me emrat fitues te dhjete kandidateve per Keshillin Drejtues te RTSH-së.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta