Ambasadori Arvizu te Doganat

29/01/2014 00:00

Ambasadori amerikan në Tirane, zoti Aleksandër A. Arvizu, zhvilloi një takim me drejtoreshën e përgjithshme të doganave, Elisa Spiropali, dhe më pas vizitoi sallën e monitorimit të sistemit në Drejtorinë e Përgjithsme të Doganave, por edhe terminalin e Doganës së Tiranës në Vorë.

Diplomati amerikan shoqërohej nga drejtoresha e përgjithme e doganave në këtë vizitë, si dhe nga zyrtarë të Ministrisë së Financave, ku dhe u informua mbi funksionimin e sistemit të monitorimit dhe proceset e punës në doganën e Tiranës.

Top Channel