" /> ">

Aksidenti ajror, Franca padit kompaninë

29/01/2014 15:35

Franca nisi një proces gjyqësor ndaj “Yemenia Airways”, të dyshuar si përgjegjëse për një aksident që i kushtoi jetën 152 pasagjerëve në vitin 2009.

Sipas autoriteteve franceze, “Airbus A310” i nisur nga kryeqyteti i Jemenit drejt Ishujve Komoros vuante nga një mungesë kronike mirëmbajtje dhe nuk duhet të ishte lejuar të fluturonte.

Shumica e viktimave të këtij aksidenti ishin shtetas francezë.

Për shumë prej pasagjerëve, udhëtimi kishte nisur nga Parisi dhe Marseja, ku ata udhëtuan deri në Sana’a me një linjë tjetër, përpara se të ndërronin avion për në Komoros.

Sipas “Yemenia”-s, aksidenti i u shkaktua si pasojë e motit të keq.

Linja jemenase nuk përfshihet në “listën e zezë europiane”, që i ndalon disa dhjetëra kompanive në botë që të ulen ose ngrihen nga vendet e Bashkimit Europian për shkak të mosplotësimit të kushteve teknike.

Megjithatë, avioni specifik i përfshirë në këtë aksident u ndalua nga shërbimi në Francë në vitin 2007, për shkak të problemeve që ai kishte shfaqur dhe mungesës së riparimeve nga ana e kompanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA