Pogradec,qëllohet aksidentalisht, plagoset 18-vjeçari

22/01/2014 00:00

Një 18-vjeçar është plagosur me armë pasi është qëlluar aksidentalisht
nga shoku i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit
ndërsa i plagosuri është 18-vjeçari Arjan Vreto nga fshati Zdërvaskë.

Sipas policisë, i plagosuri konfirmoi se u plagos aksidentalisht nga shoku i tij, duke luajtur me armën.

Ndërkohë Vreto  po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi ka marrë një plumb në bark. Mësohet se policia po vijon hetimet e mëtjeshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel