Orikum, grabitje më armë në filialin e një banke

22/01/2014 00:00

Filiali i një banke në qytetin e Orikumit eshte grabitur paraditen e së
mërkurës nga disa persona me armë. Katër personat me maskë goditën me
mjete të forta rojen e armatosur të bankës e më pas hynë brenda, duke
qëlluar në ajër për të trembur personelin.

Nen kercenimin e armeve kane marre te gjitha parate qe ndodheshin ne banke ne ate moment. Shume shpejt ata jane larguar me dy automjete ne drejtim te fshatit Dukat dhe te Llogorase. Ne afersi te fshatit Dukat policia gjeti nje prej automjeteve te djegur dhe automjeti i dyte eshte gjetur serish i djegur ne afersi te Llogorase.

Policia nisi hetimin ndersa nje numer i madh forcash kane nisur kerkimin nga toka dhe ajri ne zonen pyjore te parkut te Llogorase per te kapur kater grabitesit. Operacioni i kerkimit vijon ndersa jane shoqeruar disa persona te dyshuar. Kerkimet jane shtrire edhe ne malin e Karaburunit dhe gjithe zonen pyjore aty.

Top Channel