Krijohet Agjencia Kombëtare për Bregdetin

22/01/2014 00:00

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni njoftoi
krijimin e Agjencisë Kombëtare për Bregdetin.

Sipas Gjermenit,  Agjencia do të financohet nga Ministria që ajo drejton, do të ketë 30 punonjës dhe synim ka mbrojtjen e pasurive natyrore dhe zhvillimin e integruar të bregdetit.

“Me krijimin e kesaj Agjencie mund te bejme me te lehte afrimin e investitoreve”, tha Gjermeni.

Top Channel