Durrës, aksidentohet për vdekje 20-vjeçari

22/01/2014 00:00

Një student 20-vjeçar nga Puka ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Durrës, qytetin ku studionte.

Aksidenti ndodhi në orët e vona të së martës në Shkozet të Durrësit. Teksa drejtonte automjetin me targë TR 3555 20-vjeçari Alfons Gjergji nga Puka ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i automjetit, ndërsa mësohet se është plagosur edhe një vajzë 21-vjeçare që udhëtonte me të dhe që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mëngjesin e së martës në një tjetër aksident të ndodhur te 4 rrugët e Fllakës humbi jetën një tjetër person dhe u plagosën 4 veta.

Top Channel