Sherri për parkimin e një automjeti i ka marrë jetën një 33-vjeçari në
Berat. Viktima Artan Brahushi është goditur me thikë nga një person sapo
ka parkuar mjetin e tij para një shkolle.

Agresori menjehere eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke lene viktimen te pergjakur ne shkallet e shkolles, sapo ka nisur te dalin nxenesit ne mbyllje te mesimit.

Autori i krimit eshte larguar nga vendi i ngjarjes per t’i shpetuar kapjes, nderkohe policia mberiti ne vendin e ngjarjes e njoftuar nga nxenesit e shkolles qe gjeten trupin e pa jete te 33-vjeçarit.

Policia nisi menjehere kerkimin per autorin e kesaj ngjarje duke shoqeruar disa persona e duke ndaluar shetasin Elton Bori si autor te mundshem.

Top Channel