Vlorë, sekuestrohet skafi, ndalohet shtetasi grek

21/01/2014 00:00

Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas grek që kishte hyre në ujrat
shqiptare me një gomone që dyshohet se do përdorej për trafik drogë.

Policia Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe Delta Force ndaloi në vendin e quajtur Shpella e Haxhi Aliut një mjet lundrues tip gomone me gjatësi 9.5 m e pajisur me dy motorra të fuqishëm Yamaha 350 KW secili.  

Gjithashtu u shoqërua edhe drejtuesi i këtij mjeti shtetasi grek, Chrysanthos Zavitsanos, vjeç 47, lindur ne Lefkate Greqi. Mjeti lundrues ishte furnizuar me karburant dhe kishte ardhur nga ujërat greke. Mendohet se do të përdorej për të trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Greqisë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA