Një ditë pas atentatit, mjekët: Berberi rëndë

21/01/2014 00:00

Një ditë pas atentatit me eksploziv ndaj kreut të komunës Qendër në Vlorë, Alfred Berberi gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Sipas mjekëve të spitalit të traumës, Berberi ka pësuar dëmtime të rënda në bark, në zorrën e trashë, gjymtyrët e poshtme dhe sidomos në veshkë, çka i bën ata të pasigurt për të thënë se është jashtë rrezikut për jetë.

Kryekomunari i komunës Qendër i është nënshtruar mbrëmjen e  djeshme një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale dhe po mbahet në parametra jetësorë në Spitalin Ushtarak. Mesditën e të hënës  ai ra pre e një atentati, kur makina që drejtonte shpërtheu ndërsa ishte në ecje e sipër në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta