Elbasan, mbetjet spitalore, mbyllet inceneratori

21/01/2014 00:00

Pas vendimit të Agjensisë Rajonale të Mjedisit për mbylljen e
inceneratorit të Qendres Spitalore “Xhaferr Kongoli” në qytetin e
Elbasanit, drejtoria e spitalit të marrë masa që mbetjet spitalore të
trajtohen nga firmat e licensuara për këtë çështje.

Momentalisht sqaron drejtoresha Desantila Tahiraj, po punohet me kompanine qe aktualisht kishin kontrate per trajtimin e mbetejeve organike, me mbarimin e kontrates do te shqyrtohen ofertat e tjera.
 
“Kemi marrë masa që të gjitha mbetjet spitalore të trajtohen. E njëjta situatë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke parë kompanitë që janë në treg për këtë problem. Inceneratori nuk është përdorur më që nga momenti i vendimit të mbylljes”, thotë Tahiraj.

Tahiraj shton me tej se vendimi i ARM per mbylljen e inceneratorit per shkak te ndotjes qe ai shkakton, ka bere qe per trajtimin e mbetjeve spitalore te caktohet nje kuote me e larte ne buxhetin e spitalit. Drejtoresha sqaron se pavaresisht kostos financiare ne asnje rast mbetjet spitalore nuk mund te hidhen ne vendet e grumbullimit te mbetjeve urbane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA