Durrës, mjeti del nga rruga, vdes studenti

21/01/2014 00:00

Gjatë orëve të mbrëmjes së të martës është shënuar një tjetër aksident në qytetin e Durrësit, teksa një automjet ka humbur drejtimin në autostradë dhe ka dalë nga rruga.

Për shkak të këtij incidenti, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit me targë TR 3555 P, 21-vjeçari Alfons Gjergji, banues në Pukë por me studime në Durrës.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, por besohen të kenë qenë shpejtësia dhe lagështia, për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin.

Durrës, makina përplas për vdekje kalimtarin, plagos 4 të tjerë

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mëngjesin e të martës në
Durrës ku mbeti i vdekur një këmbësor dhe u plagosën katër të tjerë,
respektivisht drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerët e tyre.

Aksidenti ndodhi në vendin e njohur si “4 Rrugët e Fllakës”, në afërsi të një pike karburanti. Dy automjete tip “Fiat” që lëviznin në drejtime të kundërta janë përplasur me njëri-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një këmbësor, i identifikuar nga policia si Gëzim Muça, 54 vjeç nga Fllaka.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy drejtuesit e automjeteve Bledar Pista, 21 vjeç dhe Ardit Isufaj, 29 vjeç, të dy banorë të Fllakës, e fejuara e njërit prej drejtuesve, si dhe një person që ndodhej pasagjer në automjetin tjetër. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe me dëmtime të lehta, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale.

Top Channel