“Drejtësia të gjejë fajtorët e 21 Janarit”

21/01/2014 00:00

Eduart Kukan, kreu i delagacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian dhe raportuesi për Shqiperinë, Nikola Vuljaniç apeluan sërish për drejtësi për 4 të vrarët e 21 Janarit.

Ata thanë se do të vijojnë të ngrenë zërin për këtë çështje dhe se fajtoret, sipas tyre duhet të dënohen.

“Nuk ka kompromis për këtë çështje, Shqipërisë i nevojitet një start i pastër dhe një fillim i ri”, theksoi Vuljaniç.

Ndërkohë, Kukan shtoi se familjaret e 4 viktimave nuk duhet të heqin dorë së kërkuari drejtësi, pavarësisht së çfarë qeverie është në Tiranë.  

“Ndiej trishtim dhe ndihem njerëzisht i prekur, sepse kjo solli njerëz të vrarë. Të vrarë në rrugë, çfarë shkakton tek unë përplasje ndjenjash të forta, nga njëra anë nga pikëpamja njerëzore, e nga tjetra një kujtesë ndaj ndërgjegjes sime për diçka që nuk është mbyllur. Në kuptimin, siç e kam thënë dhe disa herë të tjera më parë, se përsa kohë këto zhvillime nuk hetohen në mënyrën e duhur, pavarësisht të gjitha pasojave që mund të vinë nga ky hetim objektiv, ne nuk mund të themi se është zgjidhur, edhe pse nuk mund ta zgjidhim kurrë humbjen e jetës së një njeriu. Por, së paku ata që ishin përgjegjës për këtë, duhet të marrin përgjegjësitë mbi vete. Është një përkujtues negativ për mua si politikan, që kjo çështje nuk ka përfunduar ende”, deklaroi Kukan.

Nga ana e tij, Vuljaniç, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian vlerësoi: “Është e njëjta gjë si kur bëhet fjalë për 4, apo 4000 apo 40 mijë njerëz. Ata njerëz u vranë pse dolën në rrugë e thanë çfarë deshën dhe kjo është e pafakshme. Dikush duhet të paguajë për këtë. Kjo qëndron përtej kufirit të të menduarit mirë. Nuk ndodh në një vend normal dhe duhet dënuar. E s’ka kompromis për këtë. Ashtu siç nuk ka kompromis për vjedhjen dhe korrupsionin. S’ka kompromis. Një zyrtar i korruptuar mund të shkojë tek Prokurori i Përgjithshëm apo Presidenti e të thotë: “më vjen keq, nuk e dija se ç’po bëja”. Por, ju këtë gjë nuk e beni dot nëse rrini në një zyrë publike. E njëjta gjë shkon për këta të vrarë. Është diçka që nuk duhet të kishte ndodhur, por ja që u bë. Dikush duhet fajësuar. Nuk e di se cili. Unë nuk jam as prokuror, as polic. Policia dhe prokuroria duhet të gjejnë fajtorin. Ama, dikush është  fajtor se ata njerëz kanë vdekur apo jo? Kanë vdekur, e sot nuk mund të themi “nuk e di kush e bëri”. Kjo është arsyeja pse egziston shteti: Për të mbrojtur njerëz që nuk mund të vetmbrohen. Unë nuk kam nevojë për shtetin që të më mbrojë, sepse unë di si të mbrohem vetë. Por, unë e dua shtetin që ai të mbrojë ata njerëz që nuk e mbrojnë dot veten e tyre, që nuk shfaqen publikisht, që nuk janë më të zgjuarit, më inteligjentët, që nuk flasin shumë, janë thjeshtë njerëz normal”.

TCH: Zoti Vuljaniç, si politikan europian ju jeni takuar si me kryeministrin Edi Rama dhe me partnerin e tij në koalicion, kryeparlamentarin Ilir Meta, por jo me familjarët e viktimave të 21 Janarit që shohin ende nga Parlamenti Europian, çfarë u sugjeroni atyre, cfarë duhet të presin ata nga ju?

Nikola Vuljaniç: Parlamenti Europian  nuk ka gjë në dorë për këtë çështje. Ajo që ne mund të bëjmë këtu është të ngremë zërin dhe unë jam shumë i përgatitur vetë personalisht për ta ngritur zërin që kjo çështje të qartësohet. Kjo jo vetëm për familjarët e viktimave, sigurisht dhe për ta, por jo veç për ta. Por, sepse vendit i nevojitet një start i pastër. Vetëm start i ri i pastër. Ky është niveli zero e nga aty fillojmë. Gjithë burrat e këqinj më parë janë dënuar. Bukur. Ky është fillim i ri. Është diçka që duhet bërë. Duhet ta bëjë çdo vend, sepse kjo nuk mund të anashkalohet e të thuhet “nuk është fort e rëndësishme”‘. Nuk funksionon kështu. E fsheh nën qilim, por të del sërish ndonjëherë, aty ku nuk e pret.     

Eduart Kukan: Ata familjarë nuk duhet të heqin dorë, pavarësisht cilësdo qeveri në Tiranë. Pavarësisht se kush është në qeverinë shqipëtare, është veç shkak për çfarë përballin. Ata duhet të vazhdojnë ta kujtojnë atë e të na e kujtojnë dhe neve. Ata duhet të bëjnë thirrje ndaj nesh, sepse ne jemi përgjegjës gjithashtu për të. Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ne bashkëpunojmë me Shqipërinë, kemi një dialog e duhet t’ua  kujtojmë atyre se si do zgjidhej kjo çështje në një vend anëtar dhe Shqipëria duhet të përgatitet për këtë. Ndaj për këta njerëz që vuajnë vërtet, duhet të vazhdojnë dhe unë i inkurajoj ata që të na inkurajojnë neve, në mënyrë që të marrin atë që ju takon në fund.

TCH:
Meqënëse ndiheni përgjegjës z. Kukan, ndërsa i afroheni fundit të këtij mandati, a  keni ndonjë merak për çfarë keni bërë apo keni lënë pa bërë, ndaj të cilës do të fokusoheshit gjatë këtyre muajve të mbetur deri në zgjedhjet e Majit?

Eduart Kukan: Nuk mendoj se kam ndjesi faji për atë që nuk e kam arritur. Sigurisht, mund të bëhet gjithnjë më shumë. Por, unë jam përpjekur të jem sa aktiv dhe objektiv. Thjeshtë, kjo nuk solli rezultatet që prisja unë. Ky ishte problemi, e kjo nuk shkon veç për Shqipërinë, por dhe për vende të tjera të Ballkanit. Kam guximin të them se investuam shumë energji atje, shumë simpati personale dhe jo vetëm punën racionale të një politikani, por dhe këtë pjesën personale, sepse unë ndihem mik i vërtet i Shqipërisë dhe më vjen shumë keq për kohën e humbur në rrugën drejt Bashkimit Europian. E nëse do të kthehem përsëri, do mundohem të punoj për këtë, ta kompensoj vërtet e të jem më i dobishëm.”

Përgatiti: Arta TOZAJ, Bruksel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA