Vrasja e biznesmenit të kromit, një në pranga

20/01/2014 00:00

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person që dyshohet se është
përfshirë në vrasjen e biznesmenit të kromit, Hasan Talja.

Efektivët e policisë së komisariatit nr 4 në kryeqytet kanë prangosur Gjin Nikën nga Bulqiza, në orët e para të mëngjesit të së hënës, si autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit Talja.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 17 janarit, kur Hasan Talja, nga Bulqiza u ekzekutua me armë zjarri në pragun e shtëpisë së tij në rrugën “Bajram Allaraj”, në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë, në sy të dy djemve të tij.

Një nga pistat ku ka hetuar deri më tani policia lidhet me aktivitetin e viktimës në fushën e kromit, pasi Hasan Talja zotëronte një galeri kromi prej 8 vitesh në Bulqizë, në zonën D.

Dyshohet se konfliktet për kromin janë bërë shkak i vrasjes së tij tri netë më parë në Tiranë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta