Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërcënoi edhe njëherë tjetër publikisht se, koha e të paprekshëmve ka përfunduar.

“Gati gati duket sikur s’ka lindur në koshencën kolektive të punonjësve të Policisë së Shtetit se në këtë vend ka edhe të paprekshëm, se qytetarët duhet të ndahen në shtresa dhe një minorancë e tyre janë të paprekshëm. Por për këtë nuk kemi pritur dhe as presim që ish-kryeministri, ish-ministrat dhe ofiqarët e tjerë të cilëve u ka ardhur goja, të kërkojnë falje publike për gjendjen ku kanë katandisur policinë e shtetit”, deklaroi Tahiri.

Në analizën vjetore të policisë, Tahiri tha se sulmet e opozitës ndaj policisë janë të pajustifikueshme. Në lidhje me akuzat e ngritura për fshehje të krimeve, ministri i Brendshëm deklaroi deklasifikimin e komunikatës zyrtare të policisë.

“Kemi firmosur urdhërin për deklasifikimin e komunikatës së policisë dhe vendosjen e saj në dispozicion të publikut, mediave dhe të gjitha institucioneve shtetërore”, nënvizoi Tahiri.

Më parë, të drejtën e informimit përmes deklaratës së plotë zyrtare të Policisë së Shtetit e kishin vetëm presidenti, kryeministri, kryetari i Parlamentit, ministri i Brendshëm, shefi i SHISH dhe prokurori i përgjithshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA