Projekti që devijon lumin Radika për ndërtimin e një hidrocentrali në
Maqedoni është shoqeruar me protesta edhe në qytetin e Peshkopisë.

Banore te ketij qyteti dhe te ardhur nga Dibra e Madhe jane mbledhur ne sheshin ‘Skenderbeu’ per te protestuar kunder projektit qe demton rende ekonomine shqiptare.

Devijimi i ujrave te Radikes do te thote me pak uje ne lumin Drin dhe tharje te burimeve ujore ne nje zone te madhe te banuar nga shqiptaret ne Maqedoni dhe Shqiperi.

“Qytetarët dibranë e ngrenë zërin për t’i zgjuar institucionet e Qeverisë shqiptare për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë këtij problemi”, tha njëri prej protestuesve.

“Bëhet fjalë për një projekt që na dëmton jo vetëm për sot, por edhe për gjeneratat që vijnë më vonë”, thotë një tjetër protestuese.

Protesta te ngjashme jane mbajtur edhe ne Tirane, ndersa diplomatet dhe politikanet jane angazhuar per t’i dhene nje zgjidhje ketij shqetesimi qe vjen nga nje projekt i Qeverise maqedonase. Ujërat qe tani derdhen ne Shqiperi, pas perfundimit te projektit do te kalojne ne Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA