Kodheli, vizitë në Kombinatin e Poliçanit

20/01/2014 00:00

Gjatë një vizite në Kombinatin Ushtarak Mekanik, në Poliçan, ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli, kërkoi rritjen e sigurisë në punë të punonjësve të tij, por edhe të të gjithë komunitetit, gjatë proceseve që kryhen në këtë uzinë.

Si i vetmi burim punësimi për zonën, numri një i dikasterit të Mbrojtjes la detyra konkrete, jo vetëm për vijimin e procesit të demontimit, por edhe për përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e tij.

Gjithashtu, znj. Kodheli kërkoi një raport të detajuar mbi masat që duhen marrë, për të ulur ndotjen e mjedisit.

Ministrja Kodheli është takuar me stafin drejtues të Kombinatit të Poliçanit, ku u informua mbi veprimtarinë e këtij kombinati, rezultatet e arritura në procesin e demontimit të municioneve, si dhe me kushtet e punës dhe problematikat, që ka aktualisht në këtë ndërmarrje ushtarake.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta