Elbasan, sistemohen tregjet

20/01/2014 00:00

Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin Veterinar dhe atë të
Mjedisit në qytetin e Elbasanit kanë zhvilluar mëngjesin e së hënës,
një aksion për sistemimin e tregut të fruta- perimeve dhe largimin e
tregtarëve ambulantë, që shesin jashtë të gjitha kushteve
higjieno-sanitare nëpër rrugë.

Aksioni u perqendrua ne rrugen “Thoma Kalefi” perpara tregut ku dhjetera tregtare i shesin ne rruge prodhimet e tyre duke u bere njekohesisht edhe pengese per qarkullimin e mjeteve.

Me pas Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit kane ndermarre nje aksion te perbashket per lirimin e hapesirave publike nga tabelat e reklamave te vendosura ne menyre abuzive dhe zenien e vendeve te parkimit nga tregtaret.

Kryeinspektori i Bashkise Dritan Ekmekçiu u shpreh se aksioni do te vijoje edhe ne ditet ne vijim. Zenie e hapesirave publike dhe e vendeve te parkimit ne qytetin e Elbasanit eshte bere problem per qytetaret dhe levizjen e mjeteve. Megjithe nderhyrjet e here pas hershme te Policise Bashkiake situata kthehet serish njesoj pas disa ditesh. Per te tilla raste te perseritura Z. Ekmekçiu u shpreh se do te merren masa administrative me gjoba.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta