Banorët e Dropullit flasin për një numër të madh vjedhjesh të banesave
në fshatrat përballë rrugës nacionale. Vetëm gjatë një jave në fshatin
Terihat janë vjedhur 7 shtëpi.

Grabitësit kanë rrëmbyer, para, bizhuteri dhe objekte metali. Teknika e përdorur për grabitjen e të gjitha shtëpive është e njëjtë. Të moshuarit ndihen të frikësuar dhe të pasigurtë në banesat e tyre. Ata thonë se policia ka mbërritur në fshat për të gjitha rastet por problem mbetet parandalimi i vjedhjeve.

“Jemi gjithë natën të frikësuar, i kam dhe fëmijët ne Greqi dhe vij vërdallë me celës me vete. I kemi mbyllur të gjitha me hekura dhe prapë kemi frikë. Sikur një gjë e vogël të përmbysen gjatë natës rrimë zgjuar nga frika. Kur i kanë hapur këto shtëpi mendojmë se mund të na vijë rradha ndonjë natë. Policia ka ardhur, por frikën nuk ma heq dot”, thotë një banore e zonës.

Vala e grabitjeve nisi fillimisht sipas banorëve duke rrëmbyer sende nga oborret e shtëpive disa vite më parë, më pas të gjithë u detyruan të rrisin gardhet e banesave dhe aktualisht një pjesë e madhe e shtëpive kanë vendosur përforcime metalike në dyer e dritare. Vitin e kaluar një i moshuar humbi jetën në përpjekje me grabitësit që hynë natën në  banesën e tij në Dropull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA