“Do të mbrojmë interesat tona”

20/01/2014 00:00

Qeveria deklaron se nuk ka ende një propozim zyrtar nga Maqedonia në lidhje me devijimin e lumit Radika.

Por ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha se në rast se projekti cënon interesat e Shqipërisë, atëherë Qeveria do kërkojë zgjidhjen e tij sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Nëse projekti ka impakt në ujërat e Shqipërisë, zgjidhja parashikohet në marrëveshjet ndërkombëtare ndërkufitare përsa i përket regjimit të ujërave. Ne presim të shohim projektin nga ana teknike dhe patjetër nëse ka impakt mbi pasuritë e këtij vendi, padyshim që Qeveria shqiptare do të mbajë qëndrimin në përputhje me marrëveshjet dhe me interesat e këtij vendi. Askush nuk duhet të luajë politikisht mbi ketë gjë”, tha Gjiknuri.

Një ditë më parë Aleanca kunder devijimit te lumenjve dhe qytetare dibrane kane protestuar prane selise se Kryeministrise, per te mos firmosur marreveshjen me Qeverine maqedonase per devijimin e lumit Radika. Sipas tyre, projekti maqedonase parashikon ndertimin e nje ujembledhesi ne trekendeshin Kosove – Maqedoni – Shqiperi, ku dhe do te ndertohet nje hidrocentral ne fushen e Lukoves, por duke devijuar shtratin e lumit Radika, i cili derdhet ne kaskaden e Drinit.

Rama: Shumë zhurmë për asgjë! S’ka projekt

Për këtë çështje është shprehur edhe vetë Kryeministri Edi Rama, që e ka cilësuar si “shumë zhurmë për asgjë”.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Twitter Rama shkruan
se s’ka asnjë projekt dhe se s’ka gjasë të ketë një të tillë të
njëanëshëm nga ana e Maqedonisë.

“Lumi Radika? Shumë zhurmë për asgjë! S’ka projekt, s’ka gjasë të ketë
fillim të njëanshëm, s’ka mundësi që të lejojmë prekjen e interesit
tonë”, shkruan Kryeministri.

Radika “than” Drinin e Zi

Projekti i Qeverisë maqedonase, i cili parashikon devijimin e lumit Radika, i merr Shqipërisë pothuajse gjysmen e prurjeve të Drinit të Zi, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme në fushën energjetike kaskadës së lumit Drin.

Eksperte hidrologë sjellin matjet më të fundit të bëra gjatë muajit janar te ketij viti.

“10 ditëshin e parë të janarit kemi matur Drinin e Zi, në vendin e quajtur Ura e Topojanit. Aty përveç ujit të Drinit të Zi vjen edhe një degë tjetër e jona që quhet Zall i Bulqizës. Natyrisht duhet të ishte edhe uji i Radikës, bashkë me Drinin e Zi që vjen nga Ohri. Aty ishtë një sasi që vjen 12 metër kub për sekondë, shumë pak. Ndërkohë që matjet që bëmë në Radikë, në liqenin e Mavrovës, uji që devijon nga Radika futet në Mavrov ishte 4.5 metër kub e gjysmë. Tani ata e heqin këtë sasi. Drini vetë ishte 12 metër kub, por jo vetëm Drini, kishim edhe degën tonë. Efektivisht ata për momentin, që është thatësirë, ata marrin gati gjysmën e Drinit të Zi, që duhet të vinte tek ne”, thotë profesor doktor Molnar Kolaneci.

Qeveria shqiptare ende nuk ka nje dokument zyrtar lidhur me projektin e pales maqedonase qe parashikon kete devijim. Nderkohe qe Radikes i eshte devijuar nje pjese e rrjedhes gjate viteve 50. Ky lume ka nje prurje prej 25-30 meter kub ne sekonde, ndonese pala maqedonase e mohon këtë.

“Radika duhet të ketë 25-30 metër kub në sekondë. Nuk mund të them me saktësi, sepse të dhënat nuk janë të palës tonë. Por kemi parë materiale të tyre, jemi njohur me problematikat dhe e kemi parë që në këto kufij luhaten prurjet. Por ata e kundërshtojnë këtë. Projekti që është propozuar prej tyre dhe është bërë publik ka këtë ide: Merr pjesën e sipërme të Radikës. Pjesa e sipërme do të thotë gjithë ujërat e Sharrit dhe të Korabit. Janë ujëra jashtëzakonisht cilësor, që nuk gjenden tjetërkund. Përveç kësaj krijon një digë 71 metra”, sqaron Kolaneci.

Per palen maqedonase Radika eshte nje lume i rendesishem  ndaj dhe ata kane bere gati projektin, per te cilin i kane kerkuar Bankes Boterore t’i mbeshtese me fonde per studimin e fizibilitetit. Ky lume e ka burimin ne malet e Sharrit ne Kosove dhe në lindje të malit të Korabit.

“Radika buron në kufijtë midis Kosovës dhe Shqipërisë, madje një pjesë e saj rrjedh nga Kosova. Ndërkohë që si ujëmbledhës është në lindje të Malit të Korabit dhe në jug të Malit të Sharrit të Kosovës. Si pellg ujëmbledhës është një lumë shumë i rëndësishëm dhe me shumë ujshmëri të madhe, falë sasi së borës që bie në këto rajone”, tha Kolaneci.

Direktiva kuader e ujit te BE-se, ne piken 35 thekson se brenda nje baseni ujembledhes, ku perdorimi i ujit mund te kete efekte nderkufitare, kerkesat per arritjen e objektivave mjedisore te percaktuara nga kjo direktive dhe ne veçanti te gjitha programet e masave duhet te koordinohen per te gjithe rajonin e basenit ujembledhes. Ndersa Konventa e Helsinkit e vitit 92 thekson se palet qe kane si kufi ujera te njejta nderkufitare duhet te hyjne ne marreveshje bilaterale ose multilaterale.

Top Channel