Tiranë,çdo ditë,një në pranga për armëmbajtje

18/01/2014 00:00

Në kryeqytet mesatarisht çdo dite një person arrestohet ne kushtet e
flagrances per akuzen e armembajtjes pa leje. Këtë e tregojnë
statistikat e Policise se Tiranes te publikuara nga drejtori i policise
se ketij qarku pergjate analizes vjetore .

“Kapja e shtetasve për prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit ka qenë një objekt tjetër i punës sonë. Në këtë drejtim evidentohen 343 persona të arrestuar në flagrancë, ose 87 persona më shumë se viti 2012. Vetëm gjatë tremujorit të fundit të vitit 2013, janë kapur 127 persona në kërkim për armëmbajtje pa leje”, tha Ardian Çipa, drejtor i Policisë së Tiranës.

Kryepolici i Tiranes evidenoi se pergjate 2013 jane goditur ne operacione policore 18 grupe kriminale, janë referuar në prokurori 131 raste korrupsioni, kryesisisht të natyrës korrupsion pasiv, ndërkohë që janë shënuar 131 krime kundër jetës dhe personit.

“Janë referuar në Prokurori 8804, janë zbuluar 83 për qind e tyre, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë referuar 864 raste më tepër. Rritja e numrit të veprave penale evidentohet kryesisht në krimet financiare, narkotikët dhe ato në fushën e qarkullimit rrugor. Vlen për t’u theksuar realizimi me sukses nga strukturat e policisë së Tiranës i 123 operacioneve policore, 34 prej të cilave janë realizuar në tremujorin e fundit dhe numri i informacioneve është rritur me 10 për qind”, tha Çipa.

Ministri Tahiri komentoi për mediat pas analizës: “Nuk mendoj që ju prisni që në katër muaj Policia e Shtetit të zhbëjë potencialin kriminal që është krijuar gjatë kësaj kohe në Shqipëri dhe nuk besoj prisni po kështu që Policia e Shtetit të bëjë gjithçka dhe të rimarrë veten menjëherë pas degradimit dhe shkatërrimit që i kanë bërë në 23 vjet dhe veçanërisht në 8 vitet e fundit. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar korrupsionit dhe paligjshmërisë në tërësi, siç jemi të vendosur të ftojmë qytetarët të bëhen qytetarët e ndershëm dhe ata që e respektojnë ligjin t’i ftojmë të bëhen pjesë e përpjekjes të Policisë së Shtetit për të luftuar kriminalitetin në vend. Do ju ftoja edhe ju, si punonjës mediash që raportimin për ngjarjet kriminale mos ta konsideroni si rastin për të bërë lajm, por ta konsideroni si rastin për të ndihmuar policinë”.

Top Channel