Familjarët e vëllezërve Çollaku në protestë

18/01/2014 00:00

Familjarët e vëllezërve Melsi dhe Elvis Çollaku, të cilët u vranë nga
policia greke kanë protestuar ditën e shtunë, duke kërkuar drejtësi në
zbardhjen e të vërtetës.

Duke mbajtur fotot e dy të vrarëve në duar, ata i kanë cilësuar shpifje deklaratat e policisë greke dhe të asaj shqiptare që u pajtua me ta, dhe kanë kërkuar një ekspertizë më të thelluar lidhur më vdekjen e të afërmve të tyre.

Familjarët e dy viktimave kanë kërkuar largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri i cili sipas tyre me heshtjen e tij dhe pajtimin me policinë greke, hodhi baltë mbi të vdekurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA