Solidaritet për aktoren e sëmurë, Hajrie Rondo
17/01/2014 00:00
Me inisiativen e dy deputeteve te qarkut te Fierit, Majlinda Bufi dhe
Adelina Rista ka nisur nje seri takimesh ne kete qytet me synim
sensibilizimin dhe mbledhjen e ndihmave financiare per aktoren e njohur
Hajrie Rondo.
Aktorja vuan prej disa kohesh prej nje semundje shume te rende dhe kerkohen fonde per te mundesuar kurimin e saj. Per kete arsye eshte hapur edhe nje llogari bankare per te kontribuar.
Nisjes se nisur nga dy deputetet i jane bashkuar edhe drejtueset e disa organizatave ne kete qytet qe premtuan se do vijojne edhe ato nje fushate ne ndihme te aktores.
Top Channel