Numri i personave të diagnostikuar me HIV AIDS sa vjen e rritet. Gjatë
vitit 2013 janë diagnostikuar 122 raste të reja, ku muaji dhjetor ka
regjistruar numrin më të madh me 26 raste.

Shqipëria numeron gjithsej 696 persona të diagnostikuar, por mendohet të jenë edhe më shumë të infektuar, pasi rastet e diagnostikuara janë paraqitur në stade të avancuara. Ndonëse rruga e përhapjes dominon ajo nëpërmjet marrëdhenieve seksuale vihet re një trend në rritje e infektimit të femrave, të cilat diagnostikohen pasi partneri ka rezultuar i tille.

“Vihet re një trend në rritje i numrit të femrave. Pjesa më e madhe e rasteve në Shqipëri, diagnostikohen në stadin AIDS, cka është pasojë e nivelit të ulët të testimit vullnetar. 3 për qind e femrave janë testuar ndonjëherë për infeksionin HIV në Shqipëri dhe rreth 4 për qind e meshkujve”, thotë Roland Dani, koordinator i HIV AIDS në ISHP.

Specialistet shpjegojnë se shtimi i numrit te femrave vjen si pasoje e mungeses se testimit vullnetar, nivelit te ulet te informaciont per masat mbrojtese ne zonat rurale, por shpesh dhe per shkak te paaftesise per te negociuar me partnerin për të përdorur kondom gjatë një raporti seksual.

“Epidemia më serioze dhe më e rrezikshme është epidemia që është shoqëruar me stigmën dhe pabarazinë gjinore. Në Shqipëri rreth 30 per qind e personave të infektuar janë femra. 2013 u mbyll me 122 raste të reja, ku 30 për qind e tyre ishin femra. Femrat janë diagnostikuar në fazën e vonshme dhe pasi është diagnostikuar partneri i tyre apo pasi është diagnostikuar fëmija i lindur me HIV”, tha Dani.
 
Ambasada amerikane nepermjet USAID ka mbeshtetur nje projekt per rritjen e informacionit tek te rinjte rreth HIV AIDS dhe pabarazise gjinore ne perhapjen e ketij virusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA