Tre vjet nga ngjarja e 21 janarit
16/01/2014 00:00
Pak ditë nga përvjetori i tretë i 21 janarit, në kujtim të katër të vrarëve nga armët e Gardës së Republikës, në vëndet ku ata u qëlluan për vdekje janë vendosur pllakate përkujtimore.
“Kjo është vetëm një përkujtimore, por nuk mjafton kaq. Pa u vënë drejtësia në vend nuk quhet i shlyer detyrimi i qeverisë dhe PS ndaj viktimave të 21 janarit. Këto janë vetëm disa pllakate në vendin ku ata kanë rënë”, ka thënë deputeti Artan Gaci.
Për momentin nuk dihen ende detajet e ndonjë aktiviteti përkujtimor nga PS, siç ka ndodhur në dy vitet e shkuara, apo shpallja Dëshmorë të Atdheut e katër të vrarëve, ashtu siç ka premtuar Edi Rama gjatë kohës kur ndodhej në opozitë.
Top Channel