PD: Policia fsheh krimet

16/01/2014 00:00

Përmes deputetit Arben Ristani, opozita akuzoi ministrin e Brendshëm
Saimir Tahiri se vazhdon të fshehë ngjarjet kriminale, duke mos i bërë
ato publike në komunikatat e shtypit.

Deputeti Ristani iu referua nje ngjarje qe ka ndodhur te dielen ne mbremje ne rrugen Fushe-Kruje- Lezhe.

“Kjo ngjarje nuk ka dalë në media, sepse Policia e Shtetit është kujdesur për ta mbajtur të fshehur. Në komunikatat e policisë të ditës së ngjarjes si dhe deri më sot, nuk shkruhet asnjë radhë për këtë plagosje të rëndë të dy shtetasve me inicialet, S.Z dhe A.K.Është e dukshme se Policia e qarkut të Lezhës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kanë zbatuar me përpikëri porosinë politike të Ministrit dhe Kryeministrit, për të mos bërë publike të tilla ngjarje, me devizën, po nuk doli në media, nuk ka ndodhur. Me këtë devizë kanë arritur të fshehin deri tani rreth 40% të ngjarjeve të ndodhura.Manipulimi, mungesa e transparencës dhe fshehja e ngjarjeve kriminale, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse i vënë drejtuesit e policisë dhe Ministrin e Brendshëm në të njëjtin pozicion dhe në të njëjtin moral, me autorët e ngjarjeve të rënda kriminale”, tha Ristani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA