Pastrohet bregdeti i Dhërmiut   

16/01/2014 00:00

Ka vijuar për të tretën ditë aksioni për rrëzimin e ndërtimeve abuzive
në plazhin e Dhërmiut. Mëngjesin e të enjtes dy mjete të rënda,
mbështetur nga policia kanë shembur një godinë tre katëshe e ndërtuar në
afërsi të përroit të fshatit pranë plazhit.

Ne lidhje me kete ndertim ka patur nje reagim nga ana e personave qe kane bere ndertimin, por jane larguar nga forcat e policise qe po shoqerojne aksionin. Pas rrezimit te kesaj ndertese ne mesdite INUK ka shkaterruar ne bregun e detit edhe nje diskon verore “Havana” te njohur ne kete zone.

Aksioni nga INUK ende vazhdon dhe sipas drejtorit te ketij Inspektoriati do te shembet çdo godine, e cila nuk ka dokumentacion te rregullt, si dhe qe eshte nga bregu i detit deri ne 100 meter.

Ndersa nje dite me pare aksioni i INUK-t  ishte ne zonen e Drimadhes ku jane prishur 6 objekte ky aksion. Aksioni do perfshije pjesen me te madhe te fshatrave te Himares, Objektet qe jane shembur kane qene ne ndertim e siper dhe disa prej tyre ishin te perfunduara  dhe qe sherbenin si lokale dhe dhoma plazi. Ne zonen bregdetare nga Llogoraja deri ne Himare priten te prishen rreth 150 objekte ndersa ne total deri ne Sarande, Butrint dhe Ksamil jane rreth 280 objekte qe do te shemben.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta