Ndahet nga jeta Eduard Sulstarova
16/01/2014 00:00
Anëtari i Akademisë së Shkencave, Eduard Sulstarova, profesori që i kushtoi jetën studimit të sizmiologjisë, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Homazhet për profesor Sulstarovën, i cili dha një kontribut themeltar për ngritjen e Shërbimit Sizmiologjik në Shqipëri janë kryer në ambjentet e Akademisë së Shkencave.
Profesor Eduard Sulstarova, edhe pse në moshë dhe i sëmurë, ishte deri në ditët e tij të fundit aktiv dhe i përkushtuar ndaj situdimeve shkencore.
Top Channel